16:49 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Gjilani shënon fitoren e parë në Turqi, mposht skuadrën nga Kirgistani

Me një gol në pjesën e dytë të takimit, me autor sulmuesin kroat, Tomislav Busic, skuadra e Gjilanit ka shënuar fitore përballë skuadrës nga Kirgistani, FC Neftchi Kochkor.

Takimi i sotëm, që ishte dhe i pari në tokën turke për skuadrën e Gjilanit, prodhoi lojë të mirë me shum raste, ku futbollistët e skuadrës së Gjilanit treguan formë të lartë fizike në këtë ndeshje.

Ekipi i drejtuar nga kryetrajneri Gentian Mezani, e dominoi takimin duke krijuar disa raste të tjera të mira për shënim, por në fund kuq e bardhët u mjaftuan me rezultatin 1 me 0, me golin e vetëm të realizuar në pjesën e dytë nga Tomislav Busic në minutën e 57′, i cili pas një harkimi të bukur nga Gerhard Progni, me kokë i dha avantazhin ekipit kosovar, gol i cili doli të jetë vendimtar në këtë ndeshje.

Për skuadrën e Gjilanit në takimin e sotëm startuan këta futbollistë:

Haxhihamza(Terziu),Kastrati(Shameti) Veliu, Halili(Ferreira), Frashëri(Kçiku), Shabani(Kosumi), Useini, Jonuzi, Plaku(Nikac) Progni, Busic(Hajdari).