14:55 / E Diele, 03 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Gjilani “shkel” Ferizajn, Drita bën hap prapa në luftë për titull

Gjilani ka arritur fitore të lehtë ndaj Ferizajt duke e mposhtur me rezultat 4:0.

Gjilanasit kryen punën qysh në pjesë të parë duke shënuar plot tri herë, shkruan Indeksonline.

Fiton Hajdari realizoi het-trik, ndërsa Busiç kontribuoi me një gol.

Me këtë fitore, Gjilani i afrohet në dy pikë Ballkanit.

Në anën tjetër, Drita u mposht nga Flamurtari në kryeqytet me rezultatv minimal 1:0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Torvioll Stullqaku në minutën e 75-të.

Me këtë humbje, Drita mbetet në vendin e tretë me 24 pikë, tri më pak se Gjilani dhe 5 më pak se Ballkani./Indeksonline/