75 Mall Live Search
18:46 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Gjilani thellon krizën e Trepça ’89, Flamurtari me start të frikshëm

Gjilani ka mposhtur Trepça ’89 me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Caesar në minutën e 33-të të ndeshjes, shkruan indeksonline.

Në ndeshjen tjetër Flamurtari ka mposhtur KEK-unë me rezultat minimal 1-0.

Golin për skuadrën nga kryeqyteti e shënoi Bruqi 10 minuta para fundit të takimit.

Pas këtyre ndeshjeve, Flamurtari mban kreun me nëntë pikë në tri ndeshje, Gjilani është e treta me gjashtë pikë por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Trepça ’89 dhe KEK-u ndajnë pozitat e fundit. /IndeksOnline/