18:00 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Gjilani ua zgjatë kontratën dy futbollistëve fantastik të klubit

Klubi i  Gjilani ka njoftuar opinionin e gjërë se ka arritur marrëveshje për të zgjatur bashkëpunimin me sulmuesin Gerhard Progni edhe për një vit, si dhe me futbollistin Fiton Hajdari edhe për dy vite.

SC Gjilani ka konfirmuar se përveç Prognit dhe Hajdarit edhe futbollistët e tjerë të repartit sulmues si Tomislav Busiç dhe Keita Razak gjithashtu janë të lidhur me klubin edhe për një vit tjetër, shkruan IndeksOnline.

Më poshtë postimi i plotë nga klubi i Gjilanit:


KOMUNIKATË ZYRTARE:

Sport Club “Gjilani” njofton se ka arritur marrëveshje për të zgjatur bashkëpunimin me sulmuesin Gerhard Progni edhe për një vit, si dhe me futbollistin Fiton Hajdari edhe për dy vite.SC Gjilani konfirmon kështu të gjithë futbollistët e repartit sulmues edhe për edicionin e radhës, pasi që futbollistët Tomislav Busiç dhe Keita Razak gjithashtu janë të lidhur me klubin edhe për një vit tjetër.Duke qenë sulmi i ekipit ishte më efikasi në gjithë Superligën e Kosovës në edicionin e fundit me 61 gola, drejtuesit e klubit janë angazhuar për t’i siguruar gjithë futbollistët e këtij reparti edhe për edicionet e radhës.

⚪