12:00 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / Blerim

Gjinekologu kosovar tregon nëse shtatzënat mund ta marrin vaksinën anti-COVID

Virusi korona vazhdon të jetë shqetësimi më i madh i mbarë botës.

Ky virus po merr milionë jetë brenda ditës, ndërsa shpresë mbetet shpikja e vaksinave nga shtetet e fuqishme.

Kjo vaksinë tashmë ka nisur të shpërndahet në vende të ndryshme, e Kosova vazhdon të jetë në pritje, transmeton IndeksOnline.

Por, a mund ta marrin këtë vaksinë edhe shtatzënat? Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje dr. Memli Morina – gjinekolog – obstetër.

Ky është postimi i tij në FB:

Po e presim me padurim vaksinën COVID-19.

A mund ta marrin shtatzënat këtë vaksinë?

Shtatzënave nuk do t’iu jepet vaksina COVID-19. Ato mund ta marrin vetëm pas lindjes.

Britania e Madhe është vendi i parë që e aprovoi këtë vaksinë dhe sipas rekomandimit të Public Health England shtatzënat nuk përfshihen në grupin e personave që do t’iu jepet vaksina.