23:35 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Gjini: Në Gjakovë s’mund të hapen kopshtet nesër, vendimi i qeverisë nonsens

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se në Gjakovë s’mund të hapen kopshtet nesër.

Madje ai vendimin e qeverisë e quan nonsens.

Ky është postimi i plotë i tij:

Në komunën e Gjakovës nuk mund të hapen kopshtet nesër.
Vendimi i qeverisë i datës 31 Maj (e dielë) që kopshtet të hapen me datën 1 Qershor (e hënë) është nonsens.
Në kopshte fëmijët ushqehen dhe pastrohen!
Nuk mund të bëhen pregatitjet për të hënën në mëngjes kur lajmi ipet të dielen në ora 22:00!
Prindërit të mos i dërgojnë fëmijët në kopshte nesër ndërsa po nesër do të fillojnë pregatitjet për hapjen sa më të shpejtë të kopshteve me masat e duhura të sigurisë.