22:59 / E Diele, 15 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Gjithçka e barabartë para “El Clasicos”, Reali ndalet nga Valencia

Benzema e ka shpëtuar Realin nga humbja madje në sekondat e fundit të ndeshjes.

Reali ka barazuar si mysafir i Valencias me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së 17-të.

Valencia kaloi e para në epërsi me golin e Soler në minutën e 78-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Karim Benzema në minutën e pestë shtesë të ndeshjes.

Pas këtij barazimi, Barca është e para me 35 pikë, aq sa ka edhe Reali në vend të dytë por me golaverazh më të mirë.

Dy skuadrat do të ndeshen në mes vete të mërkurën në “El Clasico”.  /IndeksOnline/