09:41 / E Enjte, 17 Shkurt 2022 / A. M.

Gjithçka gati, parakalimi i KRENARISË sonë!

Me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë, në kuadër të aktiviteteve festive shtetërore, pritet të bëhet parakalimi i kuadrateve të ushtrisë, FSK-së së bashku me ato të Policisë së Kosovës

Parakalimi do të ndodhë nga ora 12 deri në orën 13, në Bulevardin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

“Me këtë rast, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK, ju ftojmë të gjithëve pa dallim, që të merrni pjesë në këtë ngjarje të veçantë, ku prania juaj sa më masive do të bëjë shumë më madhështore Festën tonë të Pavarësisë. Forca e Sigurisë së Kosovës është e juaja, andaj ejani të festojmë së bashku”, njofton Ministria e Mbrojtjes.