20:24 / E Premte, 22 Korrik 2022 / MSH

Gjithçka gati për Manifesta, Prishtina bëhet e gjelbër

Prishtina do të jetë nikoqire e një prej ngjarjeve më të mëdha kulturore në botë, Manifesta.

Bienalja Nomade Evropiane ka zgjedhur kryeqytetin kosovar për të organizuar edicionin e saj të katërmbëdhjetë, raporton Indeksonline.

Ndërkohë, në kryeqytet janë bërë të gjitha përgatitjet për të nisur 100 ditëshin e Manifestas.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve tashmë ka filluar ceremonia hapëse e këtij organizimi.

Aty janë të pranishëm, ndër të tjerash, organizatorët e Bienales, presidentja Vjosa Osmani, presidenti i Sqhipërisë Ilir Meta, kryeministri Albin Kurti, kryetari i Prishtinës Perparim Rama, dhjetëra artistë, qindra qytetarë vendas e të huaj, si dhe qindra gazetarë ndrëkombëtarë./Indeksonline/