12:34 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Gjithçka gati për ‘Prishtina fashion nights’

Ngjarja më e madhe e modës në vend ‘Prishtina fashion nights’ do të organizohet edhe këtë vit.  

Mbrëmja mbahet me datën 17 dhe 18 prill me fillim nga ora 19:30 nën organizimin e IB Eventës dhe B Models, ndërsa pritet të mbledh disa nga shtëpitë më të njohura të modës dhe dizenjatorët më të suksesshëm në vend.

Në këtë event do të paraqiten koleksionet e sezonit Pranverë-Verë, disa nga emrat që pritet të marrin pjesë janë Enkelejda Shatri, Jehona Bunjaku, Fitore Jaha, Walone Fashion Group, Akademia Evolucion e shumë të tjerë.

Kujtojmë që ‘Prishtina fashion nights’ mbahet çdo vit në të cilën paraqiten trendët më të fundit të modës./Indeksonline/