75 Mall Live Search
19:58 / E Martë, 17 Mars 2026 / Gj Sh

”Gjithçka ose asgjë”/ Manchester City futet ”All In” ndaj Real Madridit, formacioni zyrtar

Manchester City do të tentoj të bëj mrekullinë sonte ndaj Real Madridit, për të përmbysur rezultatin nga ndeshja e kaluar dhe të kualifikohet në çerkefinale të Champions League.

Skuadra madrilene ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 3-0, derisa Manchester City shpreson se me ndihmën e tifozëve vendas në ”Ettihad Stadium” do të arrijnë përmbysjen e madhe, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i skuadrës angleze, Pep Guardiola në 11-shen startuese ka futur një formacion sulmues, ku do të luaj për gjithçka ose asgjë.

Fotrmacioni zyrtar i Manchester Cityt:

Donnarumma, Nunes, Khusanov, Dias, Ait-Nouri, Rodri, Bernardo (C), Reijnders, Cherki, Doku, Haaland.

Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Real Madridid nis nga ora 21:00./IndeksOnline/