22:11 / E Enjte, 30 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Gjokoviç premton kthim të frikshëm, zyrtarizon trajnerët (Foto)

Novak Gjokoviç (30 vjeçari) do të rikthehet furishëm gjatë muajit janar të vitit të ri 2018.

Ish-numri një në botë, përmes rrjeteve sociale ka zyrtarizuar trajnerët që do ta përcollin atë për sezonet e ardhshme, transmeton IndeksOnline.

“Nole” si trajner do ta ketë, Radek Stepanekin dhe Andre Agassin.

Stepanek u tërhoq nga tenisi muaj më parë, pas 21 vitesh karrierë në turne.

Ai fitoi Kupën e Davis së bashku me Tomas Berdych me ekipin e Republikës Ceke në vitin 2012 dhe 2013.

Gjokoviç do ta bëjë kthimin e tij në skenën e tenisit në Kampionatin Botëror të Tenisit në Mubadala që mbahet këtë vit, më datën 28-30 dhjetor, para sezonit të ri konkurrues në Doha./IndeksOnline/