10:27 / E Martë, 27 Korrik 2021 / OSH

Gjon Muharremaj mirëpritet në Suharekë, merr mirënjohje nga Bali Muharremaj

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka pritur për vizitë në komunën e tij, Gjon Muharremaj.

“Na ke bë krenarë Suharekën, familljen, krejt Kosovën e ke bë krenar edhe Shqipërinë”, ka thënë mes tjerash Muharremaj.

I pari i Suharekës i ka dhuruar mirënjohje, shkruan IndeksOnline.

“Ndihem shumë krenar se jam këtu, për mu ishte një gezim i madh me përfaqësu edhe Kosovën edhe Shqipërinë, e kam origjinen nga këtu është me rëndësi me ju tregu të tjerve që kemi shumë talent në Kosovë edhe në Shqipëri të madhe”, ka thënë Gjoni, i cili me projektin e tij siguroi vendin e tretë në festivalin e këngës “Eurovision”./IndeksOnline/