23:50 / E Mërkurë, 25 Mars 2020 / indeksADMonline

Gjoshi i PDK-së: Kriza u shkaktua vetëm nga LDK dhe VV

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi ka fajësuar dy partitë politike, LDK dhe VV, për krizën politike në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Gjoshi ka treguar se përse PDK-ja nuk u përfshi në debatin e mbushur me akuza ndërmjet dy partnerëve të deritashëm në Qeveri, LDK dhe VV.

Ky është postimi i tij i plotë:

Miq të mi!

Sot PDK-ja foli pak, për një arsye të vetme – t’i tregojmë qytetarëve qëndrimin tonë parimor se kjo krizë politike në këtë kohë pandemie nuk është shkaktuar nga ne, por krejtësisht nga LDK dhe VV.

Besoj se këto 12 orë mjaftuan për t’u bindur se Egoja e tyre e sëmurë për pushtet është armik për shëndetin e të gjithë neve, aktualisht, dhe me pasoja të pariparueshme për vendin, në të ardhmen.

Zoti e bekoftë Kosovën!