10:58 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

Gjuajnë me armë, përfundojnë në stacionin e policisë

Në fshatin Zym të Prizrenit, Policia e Kosovës ka arrestur katër persona nën dyshimin se kanë shtënë me armë zjarri.

“Njësia policore ka konfiskuar një automatik AK-47, një pistoletë dhe shtatë fishekë.”, thuhet në komunikatën e PK-së dërguar për media.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./AktivPress