23:25 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Gjuajnë me kallashnikov dhe përleshen dy persona në Malishevë, bëhen për spital

Stacioni i Policisë në Malishevë gjatë ditës së sotshme rreth orës 15:30 ka marr një njoftim se në fshatin Carrallukë dy persona kanë gjuajtur në ajër me kallashnikov, pastaj po të njëjtit kanë pasur përleshje fizike.

Indeksonline rreth kësaj ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj i cili ka dhënë detaj rreth rastit.

“Në ora 15:30 min. Stacioni Policor në Malishevë përmes telefonit është informuar për një rast të ndodhur në fshatin Carrallukë. Ankuesi pohon se dy persona kanë ardhur në vendin e tyre të punës, të armatosur me armë zjarri (kallashnikov), kanë shkrepur disa here në ajër dhe me pas me të njëjtit persona kanë pasur përleshje fizike. Menjëherë janë aktivizuar të gjitha njësitë policore në nivel stacioni, ne vend të ngjarjes është gjetur ankuesi, ndërsa në parkingun e autostradës në dy automjete janë gjet edhe dy personat nga pala tjetër të cilët ishin të gjakosur dhe me lëndime trupore. Menjëherë është informuar ndihma e shpejtë nga shtëpia e shëndetit të cilët kanë dal në vend në ngjarjes dhe dy të lënduarit i kanë shoqëruar për në QKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor.”

 “Në vend të ngjarjes, incidentit, është sekuestruar një armë e gjatë automatike Zastava se bashku me një karikator me pesë fishek në të. Gjithashtu janë gjetur edhe 9 copë gëzhoja fisheku dhe një predhë.”

“Në stacion për intervistim janë shoqëruar për momentin tre persona si të dyshuar , janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë ndalur për 48 orë”, u shprehë Xhurkaj./Indeksonline/