07:44 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Gjuajte me armë zjarri në Elbasan, plagoset 22 vjeçari

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Elbasanit mbrwmjen e djeshme. Bëhet e ditur se dy makina në lëvizje e sipër kanë hapur zjarr ndaj njëra tjetrës. Dyshohet së në dy makinat ka patur disa persona të armatosur.

Si pasojë e breshërive të plumbave i plagosur ka mbetur një 22 vjeçar, K.P. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur ‘Kongresi i Elbasanit’. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.