20:45 / E Shtunë, 04 Shkurt 2023 / MSH

Gjuajti me armë në “pikë” të natës, Policia interviston një person në Graqanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 00:45, kanë pranuar informatën se në Graqanicë, një person i dyshuar ka shtënë në ajër me armë zjarri, derisa ishte në lëvizte me automjetin e tij.

Menjëherë rastit i janë përgjigjur ekipet policore, të cilat kanë arritë që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personit të dyshuar.

Personi i dyshuar, në praninë e avokatit mbrojtës ka dorëzuar një armë zjarri, e cila është sekuestruar nga ana e policisë.

Ndaj personit të dyshuar F.R (mashkull), janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe është hapur rast për veprat:

-Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm – Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armës.