21:58 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / S Z

Gjuajtje me armë zjarri në Prizren, dy të plagosur

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Gjonaj të Prizrenit, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

“Në këtë incident janë të plagosur dy persona, njëri me armë zjarri dhe tjetri me mjete të forta dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim shëndetësor për në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Vesel Gashi.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40, teksa sipas konfirmimit personat e dyshuar janë të njohur për Policinë e Kosovës.

Të dyshuarit janë në kërkim, ndërkaq procesi hetues po realizohet në koordinim me Prokurorin e Shtetit.