20:18 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / Blerim

Gjuajtje me armë në Shalë të Lipjanit, arrestohet një 51 vjeçar dhe i sekuestrohet revolja

Sot rreth orës 16:00 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në fshatin Shalë të komunës së Lipjanit.

Policia me shpejtësi ka trajtuar informatën dhe ka dalë në vendin e ngjarjes. Veprimet operativo-hetimore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit

● F. Sh, mashkull, 51 vjeç, nga i cili është sekuestruar;

■ Një revole me gaz, e tipit EKOL, kalibrit 9mm, si dhe

■ Gjashtë copë fishek.

Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës (Përdorim i armës) I njëjti është intervistuar nga ana e policisë dhe është proceduar më tutje në përputhje me rekomandimet e prokurorit të shtetit./Indeksonline