23:07 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gjuajtje me armë në Toronto, dy persona të lënduar

Gjatë paradës së fituesve të  ligës së basketbollit, ‘NBA’  të Toronto Raptors ka pasur gjuajtje me armë duke detyruar turmën të shpërndahet.

Sipas informacioneve të policisë, deri më tani dy persona kanë pësuar lëndime serioze por janë jashtë rrezikut për jetë.

Deri më tani besohet se dy persona të maskuar ishin ata që kanë gjuajtur me armë.

Policia ndaloj festimet për disa minuta që të qetësoj situatën. Pasi u qetësua gjendja, festimet vazhduan./Indeksonline/