14:06 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gjuajtje me armë nga vetura në lëvizje në Llapnasellë të Prishtinës

Policia ka njoftuar se në Llapnasellë ka ndodhur një gjuajtje me armë, dyshohet nga një veturë në lëvizje.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e kalibrit 9mm e cila është konfiskuar si provë materiale.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe është iniciuar rasti./Indeksonline/