14:59 / E Hënë, 14 Gusht 2023 / LB

Gjuajtje me armë përballë Fakultetit Teknik në Prishtinë (Pamje)

Në mesditën e sotme ka patur krisma armësh në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë. Tri patrolla të policisë kanë arritur në vendngjarje.

Policia e Kosovës e ka identifikuar personin që ka shkrepur armën dhe është në kërkim të tij.

“Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të personit të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë” ka thënë Policia e Kosovës për Indeksonline.