21:56 / E Martë, 10 Prill 2018 / indeksADMonline

Gjuajtje me armë te “Qafa” (Foto)

Gjuajtje me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 21 e 30 minuta në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Burimet e Indeksonline nga vendi i ngjarjes kanë thënë se një person i panjohur nga skuteri ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të një veture “Golf V”.

Nga këto të shtëna askush nuk ka pësuar lëndime derisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me hetimin e rastit. Pesë gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes.

I dyshuari pas kryerjes së veprës ka ikur në drejtim të panjohur./Indeksonline/