09:16 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gjuan me armë në aheng, i konfiskohet arma

Policia e Kosovës ka raportuar se një personi të dyshuar në Prishtinë i është konfiskuar pistoleta pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar kishte shtënë me armë në ajër.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur 18 copë gëzhoja. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/

Temat: