11:49 / E Enjte, 28 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Malishevë: Gjuajte me armë në aheng, plagoset një person

Në fshatin Golluboc të Malishevës një person ka gjuajtur me armë në aheng familjar, duke e lënë të plagosur një person.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng dhe si pasojë ka plagosur-lënduar viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 9 gëzhoja cal-7.62 mm, ndërsa i dyshuari ka dorëzuar armën të cilën dyshohet se e ka përdorur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport të policisë. /Indeksonline/