11:09 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Gjuha ruhet atje ku shkruhet”, (Thënie popullore)

Shkruan: Remzi H. Fetahaj

Duke parë se problemet e teksteve shkollore të arsimit fillor në përgjithësi, por edhe duke u bazuar nga fakti se për këto tekste tashme ka filluar të flitet e të komentohet me të madhe nga ne si prindër, u përcaktova të marr për lexuesin si shembull vetëm një njësi mësimore të gjuhës shqipe për klasën e dytë të arsimit fillor.

Sinqerisht, grupeve punuese profesionale dhe shkencore të këtyre teksteve, apo kushdo qofshin ata njerëz, duhet t’iu vije turp për mënyrën, stilin, leksikun dhe përshtatjen e tmerrshme të fragmenteve të shkëputura nga tekstet e huaja.

Mos ta harrojmë,gjuha letrare e cila duhet të përdorur në këto tekste për fëmijët e kësaj gjenerate (siç e kam unë djalin tim në ketë rast në klasën e dytë), duhet të jetë shembulli më i mirë i mundshëm se si duhet të përdoret ajo,gjë për të cilën kam menduar dhe vazhdoj të mendoj se duhet të konsiderohet gjithashtu si një nder vlerat më të veçanta tona kombëtare.

Këtë që po e shohim dhe po e lexojmë në këto tekste, është më se e tmerrshme për nivelin e një fëmije7 apo 8 vjeç.

Megjithatë, ne shumë mirë e dimë se çdo gjuhë e huaj ka frazeologjinë apo idiomat e saja të veçanta të cilat ndoshta nuk mund të përkthehen ashtu siç kemi dëshirë ne,fjalë për fjalë, por assesi nuk po mundemi ta pranojmë dhe të pajtohemi memasakrime të tilla gjuhësore, siç e kemi rastin në ketë tekst mësimor.

Pra, kuptojeni dhe gjykojeni vetë, të nderuar lexues.

Shih emrat dhe shprehjet në tekstin e shkëputur nga libri “Gjuha Shqipe 2” për klasën e dytë të arsimit fillor!