Gjukanoviq tregon se çfarë presin nga Federica Mogherini
Deputeti i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Gjukanoviq thotë se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federcia Mogherini duhet të jap përgjigje pse Eulex nuk ishte i pranishëm kur u arrestua Marko Gjuriq, si dhe të shpjegoi pse po bëjnë thirrje që pala serbe të përmbahet, transmeton Indeksonline.
Më tej Gjukanoviq tha se duhet që Eulex të dënojë veprimin e djeshëm, dhe madje ta cilësojë atë si një veprim terrorist./Indeksonline/