Gjumi i varfër i lidhur me mediat sociale, ja sa preferohet të përdoren ato në ditë
Një orë në ditë në mediat sociale mund të prish modelin tuaj të gjumit, ka paralajmëruar një studim i ri.
Raporti i studiuesve kanadezë ka vlerësuar se përse kaq shumë të rijnë flenë pak.
Ata gjetën se problemi rrënjësor janë mediat sociale.
Ata që kaluan të paktën 60 minuta në WhatsApp, Facebook ose Snapchat vuanin më shumë probleme të gjumit sesa ata që rrinin më pak, transmeton Indeksonline.
Sa më shumë kohë që përdoren këto aplikacione, aq më shumë ka gjasa të kemi një gjumë të varfër.
Studimi zbuloi se vajzat adoleshente ishin më të varura nga mediat sociale dhe prandaj kishin më shumë gjasa të privohen nga gjumi, por nuk lihen anash as djemtë.
Studiuesit kandaezë thanë se gjetjet ishin të rëndësishme pasi që mediat sociale janë rritur me shpejtësi, fëmijët dhe adoleshentët kanë më shumë gjasa të përdorin teknologjinë e re dhe të zhvillojnë zakone të këqija të cilat vazhdojnë të rriten.
Studimet e mëparshme kanë gjetur se gjumi i dobët ishte i lidhur me performancen e dobët akademike, dhe ata që kishin më shumë gjasa të ishin të privuar nga gjumi janë adoleshentët më të vjetër, djemtë, ata të cilët kishin bërë më pak ushtrime shkollore ose kishin më shëndet më të dobët mental./Indeksonline/