11:12 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gjuriq dhe një ministër serb në veri për t’i bërë propagandë “krizës humanitare”

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe Ministri i Arsimit, Mladen Sarçeviq pritet që ta vizitojnë Kosovën këtë të premte.

Kjo vizitë e tyre në këtë kohë po lidhet me  “krizën humanitare” që Beogradi po kurdisë në veri të Mitrovicës.

Në veri po tentohet të paraqitet një gjendje tejet e rëndë e jetës së komunitetit serb gjoja për mungesë të produkteve me prejardhje nga Serbia.

Për këtë sot edhe Indeksonline raportoi se nga një takim i biznesmenëve serb është marrë vendim që të mbyllen subjektet afariste./Indeksonline/