11:50 / E Martë, 03 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gjuriq: Do të habitemi nëse Prishtina respekton ndonjë marrëveshje

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq ka thënë se do të habiteshin nëse Prishtina do të respektonte ndonjë marrëveshje në mes dy vendeve.

Sipas tij do të ishte krejtësisht habi nëse nga Prishtina do të kishte nisur t’i përmbahet disa prej marrëveshjeve dhe të fillojë të respektojë fjalën e dhënë, transmeton Indeksonline.

“Kur ata fyejnë përdorin retorikë nxitëse, flasin marrëzira për një territor që nuk kanë, nuk është më risi”, ka thënë Gjuriq duke shtuar se “Kosova është territor i Serbisë sipas Kushtetutës sonë dhe me Rezolutën 1244”./Indeksonline/