18:55 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Gjuriq: Hoti ta anulojë vendimin e Kurtit- Serbia s’e ka ndaluar fushatën e ç‘njohjeve

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq deklaroi se prova e parë për qeverinë e re në Kosovë, e udhëhequr nga Avdulah Hoti, do të jetë vendimi për të hequr taksat dhe masat e reciprocitetit.

Sipas tij, Hoti duhet ta anulojë vendimin e ish-kryeministrit, Albin Kurtit, për masat e ashpra kufitare ndaj Beogradit zyrtar.

Ndërsa, informacionet e fundit se Serbia ka pranuar të pezullojë fushatën e njohjes është i rremë, transmeton Indeksonline

“Unë do të doja të di se kush është burimi i këtij lajmi të rremë dhe kam frikë se nuk mund të përjashtoj se është çështje e ndërhyrjes së drejtpërdrejtë e të huajve në zgjedhjet tona.

Ekipi i udhëhequr nga Presidenti, Aleksandër Vuçiq çoi në tërheqjen e njohjes së 18 vendeve që më parë njohën pavarësinë e Kosovës dhe që ne parandaluam anëtarësimin në 13 organizata kryesore ndërkombëtare, si Interpol, Organizata Botërore e Doganave, etj. UNESCO”, tha Gjuriq për RTS.

Më tej, zyrtari nga Beogradi shpreson se qeveria e Hotit do të marrë masa ndaj vendimeve të Albin Kurtit.

“Nëse kjo do të ndodhë javën tjetër, në të vërtetë do të jetë testi i parë i madh për qeverinë e Avdulah Hotit”, u shpreh ai. /Indeksonline/