13:03 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gjuriq: Majko po jep deklarata joserioze për heqjen e kufirit Kosovë-Shqipëri

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se deklarata e Ministrit të Diasporës në Shqipëri, Pandeli Majko që nga janari do të ketë kufi të hapur në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, është joserioze që shërben vetëm për të përkeqësuar më tej marrëdhëniet në rajon, transmeton Indeksonline.

“Enver Hoxha kishte vdekur dhe Shqipëri të Madhe nuk pati dhe nuk do të ketë. Kosova dhe Shqipëria nuk kanë asnjë kufi por kufiri mes Serbisë dhe Shqipërisë është me një gjatësi 111 kilometrash”, ka thënë Gjuriq./Indeksonline/