15:35 / E Mërkurë, 28 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gjuriq me konferencë të jashtëzakonshme: Serbët reaguan qetë, Prishtina po provokon

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbinë, Marko Gjuriq po mban konferencë të jashtëzakonshme për media, të cilën e ka thirrur për situatën e fundit të krijuar.

Ai ka thënë se Serbia thërret gjithë bashkësinë ndërkombëtare që të ndërmarrë diçka në mënyrë që të mos eskalojë situata më tej, shkruan Kuri.

“Serbët kanë reaguar paqësisht ndaj të gjitha provokimeve. Ne nuk duam konflikt, duket qartë se Prishtina vetëm dëshiron që të provokojë”.

“Duam ta presim bashkësinë ndërkombëtare që ende nuk ka dhënë një përgjigje, që përfundimisht të ndërmarrë diçka para se nuk është bërë vonë” ka thënë Gjuriq duke ftuar gjithë serbët që të ruajnë qetësinë.