10:27 / E Shtunë, 14 Korrik 2018 / indeksADMonline

Gjuriq: Në Kosovë kanë arsye të jenë nervoz, ka kohë që gjërat s’po u shkojnë mbarë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se ka kohë që gjërat nuk i kanë shkuar mirë zyrtarëve kosovarë në raport me qeverinë e Serbisë.

Gjuriq në një intervistë për gazetën serbe Blic, ka vlerësuar se në Prishtinë kanë arsye të jenë nervozë dhe madje kjo është e kuptueshme, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, ka kaluar një kohë e gjatë që punët nuk po i shkojnë mirë elitës politike në Kosovë.

Prandaj, Gjuriq ka theksuar se kanë ndodhur disa gjëra që për vite të tëra nuk kishin ndodhur në Kosovë, duke aluduar në problemet e serbëve të Kosovës.