14:25 / E Diele, 10 Mars 2024 / LB

Gjuriq për foton me Radoiçiqin: S’i kërkoj falje Kurtit e as Sveçlës

Terroristi, i dyshuari kryesor për sulmin në Banjskë Milan Radoiçiq, është takuar me Marko Gjuriq, ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një fotografi e takimit mes tyre u bë virale në rrjet, ku shpërthyen edhe shumë komente.

Lidhur me këtë ka folur vet Gjuriq.

Ai tha se nuk e ka ndërmend t’i kërkoj falje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Ambasadori i Serbisë në ShBA shtoi se nuk ndihet i turpëruar dhe se nuk i ka fshehur asnjëherë takimet publike.

Sipas tij, ka nisur “një fushatë negative kundër tij dhe Serbisë”.