14:35 / E Diele, 13 Tetor 2019 / indeksADMonline

Gjuriq për helmimin e zyrtarëve: Po bëhet manipulim me votat e serbëve, që në Kuvend të futen “serbët e Kurtit”

Drejtori i ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq ka folur për rastin e helmimit të 26 zyrtarëve nga zarfet e votave nga Sebria.

Ai tha se është duke u përgatitur manipulim me votat e serbëve në Kosovë, me qëllim që me çdo kush në Kuvendin e Kosovës, pavarësisht vullnetit të serbëve, të futen ‘serbët e Kurtit’

“Nga kjo çfarë ndodhi sot duhet parë të gjithë se çfarë budallenjsh shovinistë në Prishtinë merren me politikë, dhe e gjithë kjo bëhet që serbët prapë rrejshëm të akuzohen dhe të ekspozohen ndaj urrejtjes, me qëllim që nga mllefi i katastrofës zgjedhore të nxirren Rada Trajkoviq dhe kandidatët tjerë të Kurtit”, tha Gjuriq në një komunikatë për media.

Gjatë ditës së sotme 26 persona dyshohet se janë helmuar në Ministrinë e Infrastrukturës gjatë verifikimet e zarfeve të ardhura me vota nga Serbia.