08:53 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Gjuriq: Qeveria e re duhet t’u japë fund presioneve, taksës dhe bllokimeve

Drejtori i të së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, deklaroi se serbët presin që Qeveria e re e Kosovës t’u japë fund presioneve, taksës dhe bllokimeve.

“Jam i bindur që në Qeverinë krahinore, Lista Serbe, do të japë një kontribut të sinqertë në normalizimin e situatës në Kosovë dhe se do të punojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike”, tha ai, raporton Tanjugu, transmeton Klan Kosova.