Gjuriq shfaqet para Vuçiq-it me lëndime në duar (Foto)
Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme arrestuan drejtorin e të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq, i cili hyri ilegalisht në territorin e Kosovës.
Gjuriq disa disa ministra të tjerë serbë kishin kërkuar leje për të qëndruar në veri të Mitrovicës, gjë kjo e refuzuar nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Ndërkohë Gjuriq gjatë ditës së djeshme pasi ishte futur ilegalisht po mbante një takim me serbët e veriut dhe përfaqësues serb në Qeverinë e Kosovës, ku edhe është arrestuar.
Pas arrestimit në veri, Gjurqi u soll në stacionin ‘Qendra’ në Prishtinë ku ka qëndruar pak minuta dhe më pas është transferuar në Merdare për t’iu dorëzuar autoriteteve serbe.
Ndërkohë Lista Serbe gjatë natës së kaluar ka paralajmëruar një largim të mundshëm nga Qeveria e Kosovës, arsye kjo për takimin e sotëm në mes përfaqësuesve të Listës Serbe, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq si dhe drejtorit të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq.
Gjuriq sot është pritur nga përfaqësuesit serb me ngrohtësi, duke e përqafuar. Ajo çfarë bie në sy janë duart e tij të ‘pshtjellura’ pasi mbrëmë Vuçiq ka deklaruar se Gjuriq është lënduar dhe pas largimit nga Kosova është dërguar në spital për arsye të gjendjes shëndetësore./Indeksonline/