75 Mall Live Search
10:46 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gjuriq: Vuçiq do të vizitojë vendet në Kosovë që asnjë president serb nuk i ka vizituar

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq është deklaruar lidhur me vizitën e presidentit  serb, Aleksandar Vuçiq më 8 shator në Kosovë.

Gjuriq ka thënë se Vuçiq gjatë vizitës së tij në Kosovë, do të vizitojë vendet të cilat nuk janë vizituar asnjëherë nga ndonjë president i Serbisë, transmeton Indeksonline.

Sipas Gjuriq kjo vizitë e Vuçiq është një prej më të rëndësishmëve për serbët në Kosovë.

Ditë më parë është bërë e ditur se vizita e Vuçiq do të zgjasë 24 orë përderisa ky i fundit kishte deklaruar se këtë herë do të mbajë fjalimin më të rëndësishëm në jetën e tij.

Gjithashtu Vuçiq ka refuzuar të qëndrojë në hotel gjatë natës duke e zëvendësuar atë me një konvikt në veri të Mitrovicës.

Sipas medieve serbe, Vuçiq ka insistuar që të fle në konvikt në mënyrë që të jetë sa më afër serbëve./Indeksonline/