11:30 / E Premte, 16 Gusht 2019 / indeksADMonline

Gjykata dënon 2 të akuzuar për veprën penale “posedim dhe shitje narkotikësh

Gjykata Themelore e Gjakovës – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin dënues kundër të akuzuarve F. SH. dhe A. I. për veprën penale, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” e bërë në bashkëkryerje ndërsa për të akuzuarin F. SH. edhe për veprën penale, “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”të Kodit Penal të Kosovës (Kodi i vjetër në fuqi deri më 14 prill 2019).

Të të akuzuarit janë fajtorë, sepse më 26 dhjetor 2019, rreth orës 21:30 minuta, në pikën kufitare Qafëmorinë -Gjakovë, saktësisht në fshatin Morinë, pa autorizim kanë importuar substancën narkotike të llojit marihuanë nga Republika e Shqipëria për në Republikën e Kosovës.

Me këto veprime të të ta akuzuaritF. SH. dhe A. I. kanë kryer veprën penale “posedimi, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndërsa i akuzuari F. SH. shtetas i Republikës së Shqipërisë, ka kryer edhe veprën penale “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare”.

Trupi gjykues pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe dëgjimit të dëshmitarëve ka marrë aktgjykimin dënues për të akuzuarit F. SH., duke i shqiptuar dënim unik për të dyja veprat penale që i vihen në barrë prej tetë (8) muajsh burgim dhe gjobë në shumën prej pesëqind e pesëdhjetë (550) eruro, ndërsa për të akuzuarin A. I. dënim prej shtatë (7) muajsh burgim dhe treqind (300) euro gjobë.

Të të pandehurit janë obliguar që të paguajnë shpenzimet procedurale veç e veç në shumën prej njëzet e pesë (25) eurosh, shpenzimet e paushallit gjyqësorë në shumën prej njëzet e pesë (25)  euro si edhe shumën prej pesëdhjetë (50) eurosh, në emër të kompensimit të viktimave të krimit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.