12:52 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Gjykata dënon publikuesin e videos ‘Xhihad kush t’i ka fry balonat’ (Video/Foto)

Një video e një gruaje në moshë me dy fëmijë që besohet të kenë qenë nipat e saj, është shpërndarë muajin e fundit duke u përdorur nga çdokush për humor.

Mirëpo, mësohet se personi cili ka publikuar këtë video në njërin nga rrjetet sociale duke bërë pastaj bujë gjithandej, ka qenë i stafit të një ‘Mobi Shopi ‘ i cili si duket se është dënuar nga Gjykata, pasi kështu ai ka shkelur privatësinë e personave në fjalë.

Lajmi për dënimin e tij është bërë i ditur në rrjetet sociale.

 

#Info Video ‘Xhihad kush ti ka fry ballunat’ osht publiku prej Mobil Shop, rasti paska shku n’gjykate edhe e paska fitu rastin kjo familja. Kujdes kujt ja leni telefonin n’dore #shqip ‘ ka shkruar në Bunjaku.

Ndryshe më poshtë keni edhe videon në fjalë