14:40 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Gjykata e Apelit lë në paraburgim Burdushin

Gjykata e Apelit të Kosovës e ka refuzuar si të pabazë ankesën e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji ndaj Hysri Peqanit, i njohur si Burdushi.

Në këtë mënyrë Gjykata e Apelit,  e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren të datës 17.11.2018.

Burdushi dyshohet nga ana e prokurorisë, për shkak të disa veprave panele nga  Kodi  Penal i Republikës së Kosovës. “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” sipas nenit  262; “Shmangie nga tatimi”  sipas nenit 313 ; “Mashtrim”  nga neni 335 dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armeve” nga neni 374.

Gjykata e Apelit, gjen se gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se Kosovës./Indeksonline/