15:48 / E Martë, 11 Dhjetor 2018

Burdushi mbetet pa asgjë, i sekuestrohet krejt pasuria në vlerë prej 3 milionë eurosh

Prokuroria e Prizrenit i ka sekuestruar mjekut popullor, Burdushit pasuri në vlerë prej 3 milionë euro. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express prokurori Petrit Kryeziu.

Sipas prokurorisë ngrirja e përkohshme e aseteve dhe sekuestrimi  është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, ndaj të pandehurit Hysni Pecani.

“I njëjti gjendet nën masën e paraburgimit, me ç’rast janë ngrirë dhe sekuestruar: Objekt për afarizëm me sipërfaqe prej 530 m²; Ngastra kadastrale së bashku me objekt afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 95 m²; Dy shtëpi banimi me lokal afarist dhe me objekte të tjera përcjellëse me sipërfaqe prej 3270 m²; Dy shtëpi banimi me objekte të tjera përcjellëse me sipërfaqe prej 3256 m²; Lokal me sipërfaqe prej 174 m²; Lokal me sipërfaqe prej 92 m²; Veturë e tipit “Audi A7” viti i prodhimit 2018; Veturë e tipit “Land Rover” viti i prodhimit 2018; Veturë e tipit “Renault Megane” viti i prodhimit 2018; Veturë e tipit “VW Touran” viti i prodhimit 2016; Veturë e tipit “VË Golf” viti i prodhimit 2009.

Shuma e përgjithshme e aseteve të ngrira dhe të sekuestruara në këtë rast arrin vlerën rreth 2 milionë e 600.000 euro”, thuhet në komunikatë.

Për këtë rast, do të vazhdohet me procedurë hetimore, me qëllim të ndriçimit dhe sqarimit të rrethanave lidhur me këtë çështje.

Ndërkaq, rasti i dytë ka të bëjë me zyrën “MNP Personal Leasing” SH.P.K., dhe zyrën “DBBS” SH.P.K., me pronar dhe menaxher F.H. dhe B.R., të akuzuar për veprat penale “Mashtrimi” dhe Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve.

Ngrirja e përkohshme e aseteve dhe sekuestrimi edhe në këtë rast është realizuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, me ç’rast janë ngrirë dhe sekuestruar: Shtëpia e cila gjendet në ngastrën kadastrale nr. 7148-15 në Prizren; Banesa në sipërfaqe prej 82.50 m² në Prizren; Dy garazhda në  sipërfaqe prej 28 m²; Veturë “BMË M3”; Veturë “Volksëagen Polo” viti i prodhimit 2010.

Shuma totale e  asteteve të ngrira dhe të sekuestruara në këtë rast kap shifrën rreth 400.000 euro.

Temat: