16:19 / E Martë, 20 Tetor 2020 / indeksADMonline

Gjykata e Serbisë ia vazhdon paraburgimin edhe për një muaj Nezir Mehmetajt

Edhe për një muaj, i është vazhduar paraburgimi Nezir Mehmetajt nga Gjykata e Serbisë, transmeton IndeksOnline.

Ai ishte arrestuar më 3 janar të këtij viti në pikën kufitare në Merdarë dhe që nga atëherë është në paraburgim.

Mehmetaj jetonte prej kohësh në mërgim ndërsa u prangos nga autoritetet serbe derisa po e dërgonte nënën e tij për shërim në Nish të Serbisë.

Arrestimi i tij u bë nën dyshimet për krime lufte./IndeksOnline/