Gjykata ia kthen prapa Prokurorisë aktakuzën për listat e veteranëve
Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se lidhur me aktakuzën e ngritur kundër të pandehurve Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari e pranuar në Gjykatë me 14 shtator pas vlerësimit të kryetares së Trupit Gjykues e cila është ngarkuar me lëndën, është vendosur që aktakuza në fjalë t’i kthehet në përmirësim dhe qartësim Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit nga Gjykata kjo është bërë për shkak se e njëjta nuk është përpiluar konfrom nenit 241 paragrafi 1 pika 1.4 të KPP-së. Po ashtu janë dhënë dhe arsyeje lidhur me anulimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e masës së përkohshme për sigurimin e kërkesës pasurore juridike.
Arsyeja e kthimit të aktakuzës sipas kryetares së Trupit Gjykues bie për shkak se dispozitivi i aktakuzës në pjesën e përshkrimit faktik të veprës penale është konfuz dhe si i tillë nuk lejon mundësimin e procedimit të drejtë pa zvarritje e pengesa të shumta të këtij procesi.
Njoftimi i plotë:
Gjykata Themelore në Prishtinë njofton se lidhur me aktakuzën e ngritur kundër të pandehurve A.Ç, N.L, S.H, SH.D, Q.G, SH.B, A.D, RR.B, F.F, S.E, F.SH dhe XH.J për veprën penale nga neni 422 paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të KPK-së, e pranuar në Gjykatë me datë 14.09.2018, pas vlerësimit të Kryetares së Trupit Gjykues e cila është ngarkuar me lëndën, është vendosur që aktakuza në fjalë ti kthehet në përmirësim dhe qartësim Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për shkak se e njëjta nuk është përpiluar konfrom nenit 241 paragrafi 1 pika 1.4 të KPP-së, po ashtu janë dhënë dhe arsyeje lidhur me anulimin e seancës dëgjimore për shqyrtimin e masës së përkohshme për sigurimin e kërkesës pasurore juridike. Arsyeja e kthimit të aktakuzës sipas Kryetares së Trupit Gjykues bie për shkak se dispozitivi i aktakuzës në pjesën e përshkrimit faktik të veprës penale është konfuz dhe si i tillë nuk lejon mundësimin e procedimit të drejtë pa zvarritje e pengesa të shumta të këtij procesi.