11:32 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / OSH

Gjykata mbyll hetimet për Hajdaraj: Vrasje me dashje, arma nuk i përkiste Rashës

Prokuroria ka përfunduar hetimet për vrasjen e Klodian Rashës, nga ana e efektivit të policisë.

Akuza e re që rëndon mbi ish efektivin Nevaldo Hajdaraj, është ajo e vrasjes me dashje.

Nga hetimet ka rezultuar se Rasha ka qenë i pa armatosur.Arma e gjetur 200 m larg vendngjarjes është një model pistolete turke sportive e përshtatshme edhe per armë zjarri.

Ajo nuk është e Rashës ska asnjë gjurmë të tij si papilare ashtu edhe ADN-je. Akuza Nevaldos i është komunikuar një ditë më parë në ambientet e paraburgimit. Fillimisht ai u arrestua me akuzën e vrasjes ne kapërcimin kufijve te mbrojtjes se nevojshme. Hetimet zbuluan se vrasja eshte me dashje dhe mund te evitohej.

Brenda pak ditëve dosja do te përfundojë ne Gjykaten e Tiranes për ta gjykuar e dënuar Nevaldon për ‘vrasje me dashje’.