12:13 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Gjykata në Prishtinë dënon dy të akuzuar për fajde

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarve N.G. dhe A.F. për veprën penale Fajdeja nga neni 343 par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari N.G. është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej dy vjet e gjashtë muaj, si dhe dënim me gjobë në shumë prej tre mijë euro.

I akuzuari A.F. është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej dy vjet, si dhe dënim me gjobë në shumë prej tre mijë euro.

“Të akuzuarve N.G. dhe A.F. në dënimin me burg do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civilo-juridik”, thuhet në njoftimin për media.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Indeksonline.