16:11 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Gjykata në Prishtinë vendos për 4 personat që akuzoheshin për marrje të ryshfetit

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin PKR.nr.309/14 kundër të akuzuarit J.I për veprën penale në vazhdimësi Marrja e ryshfetit nga neni 343 par.1 të KPK-së, veprës penale Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 par.3 lidhur me par.1 të KPK-së, dy veprave  penale Falsifikimi i dokumenteve  zyrtare nga neni 348 par. 1 të KPK –së, kundër të akuzuarit I.K për shkak të tri veprave penale të Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit  zyrtar nga neni 422 par. 1 të KPRK –së, kundër të akuzuarit  SH.B për shkak të veprës penale Legalizimi i përmbajtjes  së  pavërtetë  nga neni 334 par. 2 të KPK –së dhe veprës penale Mashtrimi nga neni 261 par. 2 të KPK-së dhe kundër të akuzuarës  V.N për shkak të veprës penale Keqpërdorimi i pozitës zyrtare  nga neni 422 par. 1 të KPRK–së. 

I akuzuari J.I është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj, për veprën penale në vazhdimësi Marrja e ryshfetit nga neni 343 par.1 të KPK-së dhe veprës penale Shpërdorimi i pozitës zyrtare ose i autorizimit nga neni 339 par.3 lidhur me par.1 të KPK-së, në këtë dënim i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 13.06.2012 deri me datë 01.10.2012 dhe arrest shtëpiak nga data 01.10.2012 deri me datë 01.11.2012.

 Për të akuzuarin J.L është refuzuar aktakuza për veprat penale Falsifikim i dokumenteve zyrtare nga neni 348 par.1 të KPK-së dhe Falsifikim i dokumenteve zyrtare nga neni 348 par.1 të KPK-së, për shkak të arritjes së parashkrimit absolut të ndjekjes penale, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/