19:23 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / A K

Gjykata Speciale fton Shefqet Bylygbashin për intervistim

Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Lipjan, ka njoftuar për ftimin e Shefqet Bylygbashit, veteran, në cilësinë e dëshmitarit.

Kjo degë, përmes një njoftimi në ‘Facebook’, ka treguar se veterani i apostrofuar duhet t’i përgjigjet thirrjes më 8 dhjetor të këtij viti.

“Veteranë të respektuar të UÇK-së, dhe ju Qytetarë të Kosovës, ju njoftoj se sot ju ka konfirmuar ftesa nga Gjykata specijale me seli në Hag Veteranit të UÇK-së z. Shefqet Bylygbashi, si dëshmitar i kësaj Gjykate. Shefqeti sipas ftesës duhet të lajmrohet më datë 08. 12. 2020.

Kryetari A. M”, thuhet në njoftim.